-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi ‘nxin’ Ramën tek amerikanët: Informova për gjithçka

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi së bashku me Jorida Tabakun kanë zhvilluar një takim me drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan NDI, Robert Benjamin. N/kryetari i PD-së në një postim në rrjetet sociale thotë se e informoi Benjamin për gjithçka që ka bërë dhe po bën qeveria Rama.

“Kënaqësi që sëbashku me kolegen Jorida Tabaku të takonim Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan NDI, z. Robert Benjamin. Roli që NDI ka lujtur në vendin tonë ka qenë një ndihmesë e madhe për të rritur praktikat e mira parlamentare, llogaridhënien dhe transparencën në veprimtarinë e Kuvendit.

E informova për zhvillimet politike në vend, pengesat që Edi Rama po i bën realizimit në kohë të Reformës Zgjedhore, tentativës antidemokratike për asgjesimin e opozitës, si dhe praktikave korruptive që kanë shoqëruar në këto 11 vjet qeverisjen e Edi Ramës. I shpreha vendosmërinë e opozitës për luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si e vetmja mundësi për të rikthyer qeverisjen në dobi të interesit të qytetarëve.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standarteve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Mbështeja e SHBA-së në këtë drejtim ka qenë dhe vijon të jetë gjithmonë e mirëpritur, si partneri ynë strategjik dhe që dështion ta shoh Shqipërinë vend anëtar në BE” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit