Një 41-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia në Greqi pasi ka dhunuar dhe kërcënuar bashkëshorten e tij.
Të dielën e kaluar me datë 16 qershor në Nea Malgara të Selanikut shqiptari e ka përplasur me makinë gruan e tij dhe më pas e ka kërcënuar atë.
Sipas medias greke 35-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa policia greke po punon për arrestimin e shqiptarit.