-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonci: Kosova e vendosur drejt NATO-s

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur për kapacitetet, projektet dhe objektivat e FSK-së, theksoi se synimi final është anëtarësimi i Kosovës në NATO.

I ftuar në “RTK Prime”, Maqedonci foli edhe për paradën e FSK-së për nder të çlirimit të vendit, veçmas ajo që u mbajt në Prishtinë, që ishte vlerësuar si krenari e vendit, ku siç tha ai, pikësynim ishte shënimi i 25 vjetorit të çlirimit të vendit.

Ministri Maqedonci, më tej bëri të ditur detajet e armatimit të FSK-së gjatë parakalimit të paradës, duke përmendur llojet e armatimit si dhe pajisjet e tjera.

“Ne jemi duke ndërtuar një forcë që synon të jetë pjesë e integruar e NATO-s dhe si e tillë orientohet në aktivitetet që ndërlidhen me aktivitetet që zhvillohen edhe në vendet e NATO-s”, deklaroi Maqedonci në ‘RTKPrime’.

Ai më tej foli për tranzicionin e FSK-së duke u nisur që nga viti 2018, ku, mes tjerash, përmendi një plan të hartuar në bashkëpunim me SHBA-të dhe partnerët e tjerë perëndimor, që bën të mundur adresimin nga një forcë e mision të limituar, në një forcë me mandat të plotë ushtarake, teksa elaboroi në hollësi fazat e zbatimit të këtij plani.

“Njësitë tona certifikohen nga ekipet e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës së FSK-së dhe ekipet nga SHBA-të për të dëshmuar se janë të afta për të zhvilluar operacione luftarake. Pra kur validojmë një regjiment të këmbësorisë, nënkupton që ky regjiment është i aftë për të zhvilluar luftime në mbrojtje të territorit dhe sovranitetit të vendit dhe është i ndërveprueshëm me NATO-n dhe është i gatshëm që të operojë bazuar në detyrat esenciale të zbatimit të misionit të tij “, theksoi Maqedonci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit