Për dy minuta përmbyset gjithçka. Kaq i ka mjaftuar Kroacisë për të shënuar dy gola në portën shqiptare.
Fillimisht ishte Kramarić në të 74’ dhe 2 minuta më pas, Gjasula i sapo futur në fushë shënon në portën e tij duke ndëshkuar kuqezinjtë.
Pllakos heshtja në gjysmën e stadiumit. Tani radhën për të festuar e kanë kroatët, por ka ende lojë dhe minuta.
Çahet ‘muri’ kuqezi, topi mes këmbëve të Hysajt, barazon Kroacia