Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me anë të një postimi ka reaguar pas sfidës Kroaci- Shqipëri e cila përfundoi e barazim 2 me 2.
Kurti shprehet se Shqipëria gjithmonë na mbush me ndjenja dhe entuziazëm.
“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila. Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!”, shkruan Kurti.