-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhomat dhe bizneset e huaja kundër qeverisë, kërkojnë dhe ndihmën e ambasadave

Kryesoret

Pjesa më e madhe e Dhomave dhe shoqatave të biznesit, kryesisht të atyre që përfaqësojnë bizneset e huaja, kanë përshkallëzuar ankesat dhe reagimin ndaj qeverisë për projektligjin “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare”, që parashikon anëtarësimin me detyrim të të gjithë bizneseve në një Dhomë Ekonomike Kombëtare.

Në një shkresë të fundit drejtuar kryeministrit Edi Rama, 17 dhoma dhe shoqata biznesi, pjesa më e madhe e të cilave përfaqësojnë investitorët e huaj kanë shprehur shqetësimin se projektligji është publikuar për konsultim publik, pa marrë në konsideratë komentet e tyre të mëparshme. Më herët shoqatat e biznesit i ishin drejtuar me një letër Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, duke kundërshtuar anëtarësimin me detyrim në një dhomë ekonomike kombëtare.

Dhomat e Tregtisë dhe Shoqatat, në shkresën e fundit, pohojnë se pas letrës së përbashkët të shoqatave të biznesit, që iu dërgua në datën 11 prill 2024, Ministres së Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, konstatojnë me shumë shqetësim se Projektligji është publikuar për konsultim publik, pa marrë në konsideratë komentet dhe shqetësimet e tyre kryesore.

Për herë të parë dhomat dhe shoqatat e biznesit ia kanë adresuar shqetësimin e tyre dhe institucioneve ndërkombëtare dhe ambasadave të huaja, si Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadës amerikane, italiane të Mbretërisë së Bashkuar, asaj të Gjermanisë, Austrisë, Turqisë e Greqisë.

“Mënyra sesi po procedohet për konsultim ky Projektligj, na shtyn të mendojmë se jemi përpara një modeli të paramiratuar dhe shpreh mosvlerësim të mendimit të komunitetit të biznesit, i cili preket drejtpërdrejtë nga Projektligji. Për më shumë kliko KËTU

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit