Deputeti Enkelejd Alibeaj i cili njoftoi ditën e sotme se do të largohet nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka treguar disa nga arsyet qe e shtynë që të marrë këtë vendim.
Alibeaj u shpreh se ka mbajtur qëndrimin e tij në vazhdimësi ndaj çështjes së Sali Berishës.
“PD e Sali Berishës, është një parti e një individi. Hidhur apo ëmbël, ajo është parti e një individi. Është një parti që nuk njeh demokracinë e brendshme, as rregullat…kjo historia e zgjatur e gjyqit ishte në thelb mosrespektim i rregullave partiakë. Është parti me një kulturë të vjetër me simptoma komuniste. Nuk është një ofertë”, Alibeaj.
Më tej ai theksoi se do të mbajë përgjegjësi dhe nuk do i shmanget atyre.
“Nuk i shmangem përgjegjësisë dhe nuk bëj sikur harroj. Nuk lëpij atë që kam pështyrë”, shprehet Alibeaj.