Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku ka humbur jetën një 22-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur pranë zonës së njohur si ura e Dajlanit dhe përpara se 22-vjeçari të përplasej ka pësuar një atak kardiak.
Më pas ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.