Belgjika ka triumfuar 2-0 ndaj Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për Europianin.
Një gol në secilën pjesë mjaftoi që djemtë e Domenico Tedesco, të “blindonin” fitoren.
Pas këtij rezultati, Belgjika ngjitet në vendin e dytë të Grupit E, me 3 pikë, po aq sa Rumania e vendit të parë, por me një gol avantazh më negativ.
Ndërkaq, në sfidat e radhës dhe të fundit të fazës së grupeve, “Djajtë” do të përballen me Ukrainën, ndërsa Rumania do të ketë përballë Sllovakinë.