Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës për mbështetësit e tij foli për turizmin dhe shifrat e rreme që prezantohen nga qeveria Rama.
Berisha u shpreh se ka vendosur që të paraqesë falsitetin e tmerrshëm ndaj turizmit ndaj të cilin edhe televizionet e qeverisë flasin.
“Do shpalos falsitetin e tmerrshëm të magjisë së turizmit! Shqipëria renditet vetëm në vendin e 66-të në botë”, tha Berisha.
Më tej ai thekson se Shqipëria renditet në vendin e 66-të pasi menaxhimi i tyre është mizerabël.
Gjithashtu Berisha tha se shqiptarët duhet ta mësojnë se turizmi është në një ndëshkim dhe në një pasuri për qeverinë.