Nesër në mbrëmje Shqipëria do të luajë ndoshta ndeshjen më të vështirë dhe të rëndësishme të këtij Europiani.
Kombëtarja kuqezi do të përballet me Spanjën e vendit të parë me 6 pikë dhe do të tentojë surprizën, ose më saktë mrekullinë.
Sot ata kanë pasur një vizitor të veçantë presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Ai është kapur duke folur me mesfushorin Nedim Bajrami.
Ndërkohë jashtë kompleksit Kaisera, disa tifozë kanë luajtur futboll.