Një 17-vjeçar shqiptar është vrarë në Pescara në Itali.
Shqiptari është gjetur i pajetë në parkun Baden Powell.
Sipas mediave italiane 17-vjeçari gjatë një debati është vrarë me thikë nga dy djem të rinj.
Menjëherë pas ngjarjes djemtë kanë shkuar në det për të notuar dhe dyshohet se kanë hedhur dhe thikën.
Ata janë arrestuar nga policia italiane dhe njëri prej tyre është djali i një polici në zonë, ndërsa tjetri i një avokati të njohur në qytet.
Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes por dyshohet se shqiptari u kishte një borxh prej qindra eurosh.
Ndërkohë polumbarët e zjarrfiksëve po vijojnë punën për gjetjen e thikës.