Ditën e sotme në Vlorë policia kufitare i dha ndihmë dy persona që kishin mbetur në det.
Ata e kishin të pamundur kthimin në breg pasi mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt.
Nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues skaf nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit.
Ai u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë.