Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në qendër të vëmendjes për shkak të një procesi divorci që ka nisur mes saj dhe këngëtarit Bes Kallaku.
Çifti kanë 2 fëmijë së bashku, Ajkën dhe Amen.
Xhensila ka ndarë një video të djalit të saj në Instagram duke treguar dashurinë për të birin.
“Nuk e prisja të marrosesha kështu pas teje, të dua sa fuqia e 100 diejve Amen”- ka shkruar Xhensila krahas fotos me të birin.
Pas ndarjes nga aktori mesa duket tashmë fëmijët janë njerëzit më të rëndësishëm që ajo ka në jetë.