Ditën e sotme në Elbasan është proceduar penalisht një 27-vjeçar për dhunë në familje.
27-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij me të cilën ishte në proces divorci.
Policia ka arrestuar babin e 27-vjeçarit pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe lëndë plasëse.
Në cilësinë e provës u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla detonatore, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarak.