-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Drejtësia e re po lufton korrupsionin

Kryesoret

David Wisner, i ngarkuari me punë në Pritjen e Ditës së Pavarësisë foli për raportet mes dy vendeve dhe sfidat e Shqipërisë me SHBA-në në krah. Theksi, padyshim tek drejtësia e re.

“Shoh biznesmenë dhe sipërmarrës që bëjnë novacione, ofrojnë produkte e shërbime të reja, të cilat përmirësojnë jetën dhe krijojnë vende pune, në përpjekje për ta bërë Shqipërinë një vend ku të rinjtë të duan të ndërtojnë jetën e tyre.

Shoh përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave të pavarura që marrin përsipër rreziqe dhe mbështesin nevojat e atyre që nuk kanë zë, ndërsa organizojnë qytetarët për çështje të rëndësishme për ta dhe për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.

Shoh gjyqtarë, prokurorë, hetues, avokatë dhe shumë të tjerë që punojnë shumë për të reformuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe për të luftuar korrupsionin, në mënyrë që të gjithë të jenë me të vërtetë të barabartë përpara ligjit.

Teksa NATO i afrohet ditëlindjes së 75-të, shoh anëtarë të ushtrisë shqiptare që po mbrojnë demokracinë dhe vlerat tona të përbashkëta prej atyre që kërkojnë t’i shkatërrojnë ato”, përfundoi Wisner.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit