Tension, shtyrje, përplasje dhe zjarr. Flakë përpara bashkisë së Tiranës. Protesta e 14-të e opozitës nuk ka pasur asgjë ndryshe nga të tjerat.
Fillimisht me fjalime duke kërkuar largimin e kryetarit të bashkisë më pas ndezjen e gomave. Policia ndërhyri me shpejtësi për të fikur zjarrin duke sjellë reagimin e grupit opozitar.
PD kërkon largimin e Veliajt pasi e akuzon se është i përfshirë jo vetëm për dosjen e inceneratorit por edhe të skemës së vjedhjes së drejtorëve që janë arrestuar.