Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Një automjet policie është përplasur me një makinë tjetër, si pasojë janë plagosur dy persona ku njëri ishte efektiv policie.
Gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën por mendohet se kanë dëmtime serioze në gjymtyrë.
Ndërkohë policia po vijon punën për shkakun e ngjarjes.