Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij akuzoi kryeministrin se me regjimin e tij ka larguar nga Shqipëria 40% të popullsisë së Shqipërisë.
“Rikujtoj këtu se në 8 vite, jo në 11 vite, por në 8 vite, në vitet 2014-2022, EUROSTAT konstaton se nga Shqipëria janë larguar për në vendet e BE mbi 950 mijë banorë”, shprehet Berisha.
Ai thotë se me këto llogari dëshmojnmë se nga vendi ynë janë larguar rreth 1 milionë e 80 mijë qytetarë shqiptar.
Gjithashtu Berisha theksoi se këtë të vërtetë Edi Rama ta fshehë me motivin e vetëm për ti shpëtuar dënimit për gjenocidin, por që kurrë nuk do ti shpëtojë.