Rreth orëve të para të mëngjesit është hedhur një lëndë plasëse në oborrin e banesës së 67-vjeçarit në fshatin Shënepremte Divjakë.
Në oborrin e Refat Murrizit është hedhur një sasi e vogël lëndë shpërthyese artizanale dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Ndërkohë ende nuk dihen autorët që kanë hedhur lëndën plasëse.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.