Mbyllet gjithçka. Një ndeshje dramatike që në fund i buzëqeshi Anglisë që fitoi 2-1 përballë Sllovakisë. Koha e rregullt u mbyll 1-1.
Sllovakia shënoi e para në të ’25 dhe rezistoi deri në minutën e pestë dhe të fundit të shtesës kur Anglia barazoi me Bellingham duke e çuar sfidën në shtesë.
Sapo filloi shtesa e parë shënoi Kane. Shtesa e dytë nuk ndryshoi asgjë. Në fund Anglia fitoi dhe tani në çerekfinale do të ndeshet me Zvicrën.