Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e QSUT-së mëngjesin e sotëm pas skandalit tëk Onkologjiku. Ai deklaroi se skandali te Onkologjiku është “krim jo thjesht kundër të sëmurëve, por të gjithë njerëzimit”.
Akuzoi mediat dhe të gjithë të tjerët për pajisjen e kobaltit. “Ajo historia e kobaltit është kriminale, krim në vete, mbështetur si përditë edhe nga pompat e kanaleve të ujërave të zeza mediatike”. Vlerësoi punën e drejtësisë. “Kjo ishte e mira e vetme”.
Skandali te Onkologjiku/ Merret masa e parë e lehtë për mjekët
“Sot nuk mungon thuajse asgjë nga ato që nuk kishim dje, por fatkeqësisht jo gjithnjë përkushtimi i mjekut është në lartësinë e misionit të tij. Të mos jesh në lartësinë e detyrës është një hall shumë i madh për njeriun, pasi me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij.
Ta përdorësh uniformën më delikate të shoqërisë për të nxjerrë para me ilaçet e të sëmurëve është krim jo thjesht kundër të sëmurëve, por të gjithë njerëzimit”, tha Rama.