Një 46-vjeçar italian është arrestuar në Portin e Sarandës pasi i janë gjetur disa armë të ftohta.
Në momentin që i është ushtruar kontroll ai ka qenë duke u larguar nag Saranda.
Policia i ka gjetur disa armë të ftohta, si thikë e çekiçë, ndërsa po ashtu në makinë kishte edhe dorashka e kapuça të zinj.
“Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa armë të ftohta, dorashka dhe kapuça në formën e maskës. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin italian M. M., 46 vjeç, banues në Itali”, njofton policia.