Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur për mikrokreditë në Kuvend.
Bardhi u ndal kryesisht tek rasti i Pal Trashaj.
Ai tha se ky nuk është rasti i vetëm, ndërsa përgjegjës bëri Guvernatorinë e Bankës së Shqipërise, i cili sipas tij ka përgjegjësi ligjore.
“Përgjegjësinë kryesore e ka Banka e Shqipërisë dhe me emër e mbiemër guvernatori i bankës. Ka përshtatur rregullat e bankës së Shqipërisë sipas interesave të kompanisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërise ka përgjegjësi ligjore”, shprehet Bardhi.