Pasditen e sotme një zjarr ka rënë në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër aty ku banojnë komuniteti rom.
Zjarri ka rënë në oborrin e banesës së një familje që jeton në emigrim.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse me 3 efektivë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Falë ndërhyrjes në kohë zjarri u izolua dhe raportohen vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.