-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beleri shkrihet së qeshuri në KQZ, PD: Le ta shkarkojë Rama, jo KQZ

Kryesoret

Vijon debati në KQZ për mandatin e Fredi Belerit. Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë u paraqit për t’u dëgjuar përpara se Ilirjan Celibashi të vendosë për humbjen e mandatit për shkak se u dënua për blerje votash me dy vite burg.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso tha në mbledhjen e KQZ se ky institucion nuk ka kompetencën për t’ia hequr mandatin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Sipas tij duhet të jetë Këshilli i Ministrave që ta shkarkojë nga detyra një person të dënuar me vendim të formës së prerë.

LIVE-Beleri përballë Celibashit/ Avokatja: Pushoni çështjen, keni kaluar kompetencat

“Kjo është një patate e nxehtë që duan t’ia kalojnë KQZ këta të PS e mos të merren. Mazhoranca duhet të vërë fytyrën që pas vendimit të formës së prerë. Rama duhet të marrë përgjegjësinë ta shkarkojë dhe të thotë që kemi të bëjmë me një person që është i dënuar.

Mazhoranca s’do ta bëjë, se kanë ngut të bëjnë zgjedhjet në Himarë. Apo mazhoranca ka pasur ndonjë dëshirë t’ia bënin heqjen e mandatit dje Ramës dhuratë për 60-vjetor. KQZ duhet të ndjekë rrugën ligjore”, tha Kaso.

LIVE- Me policë tek koka! Çfarë po ndodh me Belerin në KQZ?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit