Dritan Dajti i dënuar përjetë për vrasjen e katër policëve në Durrës bën një tjetër hap për të kërkuar lirimin nga burgu. Ai i ka dërguar letër drejtorit të burgut të Peqinit ku i kërkon që të nisë procedurat e lirimit me pretendimin se dënimin me 25 vite burg e mbylli më 4 korrik.
Por, Gjykata e Lartë vetëm pak ditë më parë i riktheu dënimin përjetë duke rrëzuar vendimin e Apelit. Dritan Dajti u shpall fajtor për vrasjen e efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.