-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Të bashkohemi në 11 korrik në protestën më të fuqishme që ka parë Shqipëria

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha sot gjatë tubimit poshtë banesës së tij u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e thirrur më 11 korrik para Kryeministrisë.

“Të bashkohemi në mosbindjen civile, në protestën tonë kundër një regjimi. Kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij, që po përvetëson, po vjedh ditën dhe natën, në çdo orë dhe në çdo kohë, fondet publike dhe pasuritë publike të shqiptarëve”, tha ai.

Berisha tha se kjo do të jetë protesta më e fortë që ka parë Shqipëria.

“Të dashur miq, në emër tuaj dua të ftoj sonte mbarë qytetarët e Shqipërisë, por edhe shqiptarët kudo që janë të bashkohemi me 11 korrik në protestën më të fuqishme që ka njohur historia e këtij vendi.”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit