Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se kryeministri Edi Rama me atë që ndodhi dje brenda pak orëve në Tiranë që kulmoi me shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë i dha goditjen përfundimtare raporteve Shqipëri-Greqi.
“Dëshira për mbylljen e shpejtë të çështjes tregohet edhe nga fakti se edhe pse pas vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ekziston mundësia e ankimimit për 30 ditë, qeveria shqiptare mbrëmjen e djeshme i bëri një kërkesë presidentit që do të shpallë zgjedhjet në Himarë.
Orkestrimi i çështjes nga qeveria shqiptare duket edhe nga fakti se kërkesa u miratua sa hap e mbyll sytë nga zoti Begaj dhe zgjedhjet për Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht” shkruan gazeta.