Një 44-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Korçës.
44-vjeçari me iniciale E.P., banues Kuqan Elbasan dyshohet se ka marrë automjetin e A.M..
Ai e ka marrë me pretendimin se do t’ia blinte dhe nuk ia ka kthyer.
Pas kontrolleve të policisë makina u gjet e braktisur dhe e dëmtuar në një vend parkimi afër pikës së kalimit kufitar Kapshticë.
Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.









