Ditën e sotme një 28-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
28-vjeçari Enea Arapi ishte i dënuar me 3 vjet 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjatë një konflikti në vitin 2018 ai kishte goditur me kaçavidë një person.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.









