Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka bëtë krahasimin e tunelit të Llogarasë me atë të Kroacisë.
Vasili thotë se ky është skandal pasi dy tunelet në Kroaci kanë kushtuar më pak se e Llogarasë.
“Është vërtet tronditëse grabitja qe ndodh me investimet e rilindjes”, shprehet Vasili.
Ai thekson se kostoja e dy tuneleve në Kroaci është 170 milion euro, ndërsa e Llogarasë 200 milion euro dhe është i papërfunduar e do të ketë kosto shtesë.
“Tuneli i Llogarase pra eshte sa 20 % e kapacitetit te këtyre dy tuneleve ne Kroaci dhe kushton me shume se ata te dy bashke. SPAK duhet te ishte qe dje tek tuneli per te filluar hetimin e kesaj plaçkitjeje kaq te trashe diten per diell”, shkruan Vasili.









