Kreshnik Spahiu ka komentuar në emisionin 5 Pyetjet rezultatin e zgjedhjeve në Francë.
Sipas tij e djathta ekstreme financohet nga Rusia.
“Partitë e djathta të ekstremit kanë përfituar nga kjo situatë në dy vendet ekstremi i djathtë dihet zyrtarisht kanë aleat Moskën dhe janë financuar nga regjimi politik dhe spiunazhi rus. Ka informacione edhe nga Kina. Elektorati e mbështet. E njëjta gjë për Le Pen, dihen financimet nga Rusia. Në pjesën e djathtë nuk ka ndikuar negativisht. Lufta në Ukrainë i dha një shtytje fatale regjimeve në Paris dhe Berlin. Partitë e djathta janë rreshtuar hapur kundër Ukrainës. Qoftë Le Pen, qoftë Afd janë kundër mbështetjes me Ukrainë dhe pro marrëveshjes me Putinin. Kjo dihet pasi shumë janë dhe të pakënaqur me emigrantët nga Ukraina. Në Gjermani kanë ardhur 1 milion ukrainas të cilët mbahen nga taksat e qytetarëve gjermanë. Emigrantët ukrainas bëjnë një jetë luksoze në Europë dhe shikohen me skepticizëm për mbështetjen që i jepet.” u shpreh Spahiu