-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: PD ka denoncuar gjendjen alarmante të arsimit, bashkohuni në protestë me opozitën

Kryesoret

Koordinatori i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka folur në lidhje me gjendjen e arsimit në Shqipëri.

Balliu tha se PD ka denoncuar gjendjen alarmante të arsimit në Shqipëri.

“Një drejtor shkolle, në këtë qytet me tradita në kulturë, arsim dhe trashëgimi, ishte shpërndarës lëndësh narkotike. Ai që duhet të ushqente fëmijët me dije dhe dinjitet u shiste drogë. Ai që duhet të ishte modeli për adoleshentët durraskë, nuk ishte më shumë se një bandit”, shprehet Balliu.

Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën me opozitën ditën e enjte pasi sipas tij qeverisë i duhet dhënë një mësim që të largojnë nga arsimi ata që shesin drogë dhe nuk edukojnë fëmijët.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit