-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehet mesatarja për degët prioritare, ja kushtet për të përfituar bursën

Kryesoret

Ka ndryshuar VKM për degët prioritare pasi të gjithë studentët që do të zgjedhin për të studiuar degët të tilla mbështeten nga shteti me një ndihmë financiare prej 40 mijë lekësh.

“Lidhet me mënyrën se si Ministria kërkon t’i vë theksin cilësisë së arsimit. Do të thotë që studenti që futet në vitin e parë në programet prioritare do të ketë mbështetje financiare bursë të plotë e barabartë me pagën minimale, për të vijuar me vitet e tjera.

Janë futur disa kritere që janë të bëjnë e arritjen akademike të studentit, nëse studenti do të ketë mesatare mbi 8 do të marrë 100 % pagën minimale, nëse arritjet akademike arrijnë nga 6.5-8 do marrë 60 % të bursës dhe me mesatare deri 6.5 do marrë 30 % të bursës për të patur studentët cilësor për t’ju përgjigjur nevojave të tregut të punës.

Kriteri 6.5 është kriter për t’u futur në institucionet e arsimit të lartë”, thotë Mirela Cami, Drejtoreshë e Përgjithshme në MAS.

Gjithashtunë VKM për degët prioritare përcaktohet edhe ngritja e një komisioni i cili do të përcaktojë numrim e studentëve përfitues në degët prioritare, por jo të gjithë studentët do ta përfitojnë pas një viti bursën e plotë pasi kjo do të varet nga mesatarja e tyre.

“Për studentët që janë në proces dhe kanë hyrë apo kanë bërë regjistrimet në programet prioritare me VKM e shkuara do të mbajë bursën e plotë”.

Vjet përfituan 210 studentë nga programet prioritare dhe 90 studentë ekselencë përfituan mbështetje financiare prej 40 mijë lekësh në muaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit