Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Moravë.
Një automjet tip “Toyota” i ka prerë rrugën një makine ma targa gjermane ku po udhëtonte familja Berberi.
Mësohet se drejtuesi i mjetit Ëngjëll Berberi së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët 14 dhe 9 vjeç kanë përfunduar në kanal.
Ata janë transportuar menjëherë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit dhe po marrin mjekimin e duhur.
Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.
Ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Toyota” që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.