Një 37-vjecar shqiptar është gjetur i vdekur në një zonë rurale jashtë fshatit Pentavrysos, në Kastur të Greqisë.
Sipas informacioneve, trupi i pajetë i 37-vjeçarit është gjetur nga një banor i fshatit.
Menjëherë ka mbërritur ambulanca e EKAV-it e cila e ka marrë trupin e shqiptarit dhe e transportuar në spitalin e përgjithshëm të Kasturit ku aty u konstatua vdekja e tij dhe është urdhëruar autopsia.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
Nga elementët e parë të hetimit të Policisë, duket se skenari i veprimtarisë kriminale është përjashtuar, ndërsa autopsia pritet të zbardhë rrethanat e vdekjes së shqiptarit.