Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka reaguar në lidhje me protestën që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 20:00 para Kryeministrisë.
Noka u bën thirrje qytetarëve që të dalin në protestë për të larguar një orë e më parë Ramën si kryeministër.
“Kemi një pushtet që nuk ka asnjë lidhje me votën e lirë. Në Shqipëri vota e lirë është tërësisht e asgjësuar. Edhe në sondazhet që bëjnë ndërkombëtarët, janë vetëm 1 në 5 shqiptarë që besojnë në votën e lirë”, shprehet Noka.
Ai theksoi se kjo protestë më qytetare, më civile do të jetë protesta më madhështore sepse sot nuk ka shqiptar që nuk ka arsye për të protestuar.