Mbrëmjen e djeshme një vatër zjarri është shfaqur në malin e Balgjajt në territorin e bashkisë Klos.
Flakët janë përhapur në ahishte dhe pisha shumëvjeçare.
Punonjësit e bashkisë Klos dhe banorët e zonës që mbrëmë kanë shkuar për shuarjen e zjarrit.
Zjarrfikësja e ka të pamundur të shkojë për shkak se terreni është shumë i vështirë.
Ndërkohë zjarri po merr përmasa të mëdha pasi ndihmohet dhe nga era.