Policia e Tiranës ka bërë një sqarim në lidhje me megaoperacionin “Tempulli 3”, ku në pranga u vunë 19 persona, të cilët akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ata po shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave.
Policia tha se një ndër personat e arrestuar është R.M., shoferi i Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
“Nisur nga disa publikime në media e rrjete sociale, sqarojmë median dhe opionin publik se ky shtetas nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.