Izet Haxhia vuan dënimin në Burgun e Reçit, në pritje të gjykimit të radhës në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Ai është njoftuar se nesër do të transferohet nga burgu i Reçit në atë të Rrogozhinës.
Një urdhër i dyshimt, me suport politik dhe hakmarrës, duke e ditur që Izet Haxhia para se të transferohesh në Burgun e Reçit, ka evidentuar me prova të pakontestueshme se jeta e tij ishte e rrezikuar në Rrogozhinë, Peqin, Burrel…, autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e çuan në Burgun e Reçit”, shprehet avokati i Haxhisë.
Sipas avokatit jeta e Izet Haxhisë është e rrezikuar.
Avokati i tij Idajet Beiri, i bën apel Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja të parandalojnë një krim të paralajmëruar.