-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina i përgjigjet NATO-s për akuzat e Rusisë

Kryesoret

Kina ka reaguar ndaj akuzave të NATO-s për ndihmën e pretenduar ndaj Rusisë në konfliktin në Ukrainë. Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, ka hedhur poshtë këto akuza. Ka duke theksuar se Kina promovon paqen dhe stabilitetin në rajon.

Wang gjithashtu ka paralajmëruar kundër përpjekjeve për të nxitur konfrontimin nga aleancat perëndimore. Komentet e tij u bënë gjatë një bisede telefonike me homologun holandez. Kjo pasi liderët e NATO-s lëshuan një deklaratë në Uashington DC.  Ky ka qenë momenti që kanë akuzuar Kinën për mbështetje të gjerë të Rusisë në fushën e mbrojtjes industriale.

​​Wang tha se “Kina absolutisht nuk i pranon” të gjitha këto akuza. Ai këmbënguli se ato “kanë qenë gjithmonë një forcë për paqen dhe forcë për stabilitet”.

Ai tha se sistemi dhe vlerat e ndryshme politike të Kinës “nuk duhet të përdoren si arsye që NATO të nxisë konfrontimin me Kinën”. Gjithashtu i bëri thirrje NATO-s “të qëndrojë brenda kufijve të saj”.

Përkundër kësaj, Kina mohon se ka ofruar mbështetje ushtarake dhe teknologjike për Rusinë, duke mbetur e përkushtuar në neutralitetin e saj në konflikt. Ndërkohë, blerjet e mëdha të naftës dhe gazit nga Pekini janë përmendur si faktor që ka ndihmuar në mbështetjen e ekonomisë ruse nën presionin e sanksioneve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit