-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dajak mes policisë dhe pronarëve! Si nisi sherri në Vlorë? Dy të arrestuar

Kryesoret

Dy persona janë arrestuar për sherrin e dhunshëm mbrëmjen e djeshme në Vlorë në mes të lungomares. Të arrestuarit janë pronarë të një subjekti që jep me qira mjetet elektrike, skutera.

Sipas policisë 2 të arrestuarit ushtronin aktivitetin e tyre pa licencë duke zaptuar hapësirën publike. Këtu ka nisur edhe konflikti me policinë, teksa një efektiv është filmuar duke e qëlluar me shkop gome.

Sherr në mesnatë në Vlorë! Polici qëllon me shkop gome qytetarin

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE VLORE

Mbrëmjen e djeshme në Lungomare, punonjësit e qarkullimit rrugor të planizuar në këtë aks, gjatë kontrolleve të ushtruara për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat, kanë konstatuar shtetasin D. J., në kundravajtje, të cilin e kanë ndaluar. Gjatë komunikimit të kundravajtjes dhe masës administrative, janë afruar dy pronarët e subjektit ku shtetasi D. J. kishte marrë motorin elektrik me qera, konkretisht shtetasit R. P. dhe K. P., të cilët së bashku me shtetas të tjerë kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta. Si pasojë e konfliktit, dy punonjës policie aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës, pasi kanë pësuar fraktura, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve proceduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, oficeri i Prokurorisë ka bërë ndalimin e dy shtetasve R. P., 29 vjeç dhe K. P., 23 vjeç, (vëllezër), të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës. 2 shtetasit e arrestuar, pronarë të subjektit për dhënien me qira të mjeteve elektrike, gjithashtu kanë rezultuar se e ushtronin këtë aktivitet pa licensë, duke zaptuar hapësirën publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit