-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO mbyll samitin me premtimin për Ukrainën: Mesazh të fortë

Kryesoret

Drejtuesit e vendeve anëtare të NATO-s u larguan drejt kryeqyteteve të tyre të premten, pas takimit treditor të nivelit të lartë, gjatë të cilit shënuan 75-vjetorin e aleancës dhe bënë angazhime afatgjata për mbështetje ushtarake ndaj Ukrainës, si dhe duke i premtuar asaj një të ardhme në NATO. Udhëheqësit perëndimorë deklaruan gjithashtu se Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po ndihmojnë Rusinë në luftën e saj në Ukrainë.

Në deklartën përfundimtare të takimit, aleatët thanë se sulmi i Rusisë në Ukrainë mbi dy vite më parë, gjithashtu “tronditi paqen dhe stabilitetin në zonën euro-atlantike dhe dëmtoi rëndë sigurinë globale”.

Duke deklaruar se Rusia “mbetet kërcënimi më domethënës dhe më i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së aleatëve”, vendet e NATO-s ndërmorën hapat për t’u siguruar se Ukraina do të fitojë përballë forcave pushtuese.

Aleanca ra dakort të premtojë ndihmë afatgjatë sigurie për Ukrainën dhe krijoi një komandë të re ushtarake që do të njihet me emërtimin NSATU (NATO Security Assistance and Training Ukraine), për të koordinuar dhënien e paisjeve ushtarake dhe programet përgatitore për Ukrainën.

Gjatë një konference për shtyp të enjten, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleanca do të koordinojë kontributet për stërvitjet, paisjet dhe mbështetjen për luftën e Ukrainës, nëpërmjet një komande në Wiesbaden, Gjermani dhe qendrave të logjistikës në pjesën lindore të aleancës.

Në një intervistë për shërbimin në gjuhën koreane të Zërit të Amerikës, ish zv.sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, tha se mbështetja e vendosur për Ukrainën u jep një mesazh të fortë të gjithë atyre që janë të shqetësuar nga agresioni i Rusisë.

Ajo tha se kjo tregon se NATO është e angazhuar “që kjo të mos shndërrohet në një shembull për autokratët në pjesë të tjera të botës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit