Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka folur në lidhje me vlerën e sekuestruar të pasurive.
Ai theksoi se në kryeqytet dhe qytete të tjera bregdetare grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave.
Dumani u shpreh se gjatë vitit 2023 SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar pasuri me vlerë në total rreth 41 milionë euro.
“Sa i përket pastrimit të parave investimet në prona të luajtshme dhe pa paluajtshme janë mënyrat kryesore në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë, dhe zona turistike. Një numër i konsiderueshëm parash dyshohet se depozitohen në llogari bankare në emra shoqërish tregtare ose personave fizik, të afërm të të dyshuarve”, theksoi Dumani.