Një javë më parë gjatë operacionit “Summer” u arrestuan 15 persona.
Policia në Durrës ka arrestuar edhe 20-vjeçarin i cili ishte i shpallur në kërkim.
20-vjeçari me iniciale O.M., banues në Durrës akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak, qindra doza të lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis, 7 automjete, 20 celularë, peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar veprimtaritë kriminale.
Ndërkohë po vijon puna për arrestimin e 2 personave të tjerë që janë shpallur në kërkim.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.