Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa i ftuar në emisionin “5 Pyetjet” ka folur për atentatin ndaj Trump.
Sipas tij shërbimet sekrete në Amerikë nuk e ushtruan punën si duhet.
Gjithashtu sipas tij nuk dështoi atentati por eleminimi i Trump.
“Shërbimet e sigurisë çeduan, ishte shumë e qartë.
Janë 4 elementë ishte mbrojtje e afërt mbrojtja trupore ata më shumë e përqafojnë se e mbrojnë.
Ka disa forma mbrojtjeje janë ato çantat, evakuimi i shpejtë i dhanë kohë nuk e di ishte i tronditur ca media thonin po gjen këpucët.
Kur bëhet një plan masash shërbimet sekrete angazhojnë disa forca, ushtria, polica pra ky objekt është shumë e thjeshtë gjëja e parë që komandojnë janë lartësitë, këqyret vendi përcaktohet dhe bëhet plani.
Lartësitë merren në kontroll 2 ditë para.
Milimetri e ndau, ju thoni atentat i dështuar jo nuk ka dështuar se ai dështoi eleminimi i Trump se ai qëlloi 7-8 herë.” u shpreh Softa.