Këtë të martë në Gjykatën e Lartë në dhomën e Këshillimit do të jepet vendimi për rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Ende nuk është caktuar një orar se kur do ta marrin vendimin trupa prej tre anëtarësh për të cilët më herët ishte kërkuar përjashtimi nga gjykimi i çështjes nga avokatët e Berishës.
Vendimi do të jepet nga gjyqtarët: Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.