Ditën e nesërme në orën 10:00 kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me kryebashkiakët.
Në fokus do të jetë sezoni veror.
Pjesë e takimit do të jenë edhe kryebashkiakët e djathtë të cilët edhe herën e parë në takimin e Shkodrës ata iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kryeministrit.
Gjithashtu do të flitet edhe për ligjin për legalizimet, ku një pjesë e procedurave do t’ju kalojë bashkive