Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij ndaj mbështetësve u shpreh se qeveria Rama po mashtron për turizmin dhe nuk po u tregon qytetarëve të vërtetën.
Berisha tha se 80-90% e atyre që qytetarët shqiptarë blejnë në supermarkete janë importe.
“Por e vërteta është se çmimet, ju që blini çdo ditë në supermarkete, në magazinat e fruta-perimeve, duhet ta dini se 80-90 përqind e atyre që blini janë importe. Dhe duhet ta dini se çmimet e tyre në Shqipëri janë nga 10 gjer në 250 përqind më shumë se sa në Itali, Greqi, Gjermani, Francë apo vende të tjera”, shprehet Berisha.